Ballina Lajme nacionale Qumështarët do të protestojnë nesër para qeverisë

Qumështarët do të protestojnë nesër para qeverisë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Qumështarët e Kosovës nesër nga ora 13:00 do të mbajnë protestë para Qeverisë së Kosovës.

Siç informoi Shoqata e Qumështorëve, qumshtëtarët do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, afër Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri te Qeveria e Kosovës.

“Tek Qeveria e Kosovës do të shprehim indinjatën tonë kundrejt qetësisë ndaj vajit të palmës që përveç që po na falimenton neve si qumështarë, është duke e shkatërruar edhe shëndetin e konsumatorit”, u shprehën qumështarët në njoftimin e tyre.

Pas protestës, rreth orës 14:00 ata do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme.

Së fundmi, fermerët e Kosovës, pikat grumbulluese dhe shumica e përpunuesve të qumështit kanë krijuar Këshillin koordinues ndërmjet shoqatave duke u unifikuar kështu në luftën kundër vajit të palmës./21Media

The post Qumështarët do të protestojnë nesër para qeverisë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----