Ballina Lajme nacionale QKUK tregon gjendjen shëndetësore e dy të plagosurve dje

QKUK tregon gjendjen shëndetësore e dy të plagosurve dje

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e dy të plagosurve dje.

Banorët e Prishtinës dje panë tmerrin me sy. Në një ngjarje të rëndë, e cila ndodhi në lagjen “Mati 1”, mbetën fillimisht të plagosur 4 persona. Dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, tregon për gjendjen e tyre aktuale.

“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazliu.

Policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.

Policia deri më tash ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast tragjik.

---- ---- ----
-----