Ballina Lajme Bota/Rajoni Qindra të vdekur në Francë, ja dy shtetet europiane më të goditura...

Qindra të vdekur në Francë, ja dy shtetet europiane më të goditura ditët e fundit

59
SHPËRNDAJE

Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 121,897 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve po arrin në 2 milion, konkretisht 1,945,055. Deri më tani 465,752 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Tashmë në Europë, Franca dhe Britania, janë dy vendet më problematike dhe me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19. Italia dhe Spanja, kanë regjistruar shifra më të ulëta ditët e fundit.

Nëse Britania shënoi 778 vikima të reja, Franca ka shënuar 762, por kjo e fundit ka më shumë viktima në total, 15 mijë e 729.

Po ashtu edhe për të infektuar Franca ka një bilanc më të rënduar, teksa vetëm sot ka shënuar 6 mijë e 830 raste të reja, kurse në total 143 mijë e 303 të infektuar.

Rreth 2 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 121 mijë të vdekur 

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 23 mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me rreth 600 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka 21,067 viktima, ndërkohë 18,056 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14,986 në Francë. Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 12,125 të vdekur dhe 94,829 të infektuar.

-----