Ballina Lajme nacionale Qielli i Athinës pushtohet nga avionë dhe helikopterë ushtarakë

Qielli i Athinës pushtohet nga avionë dhe helikopterë ushtarakë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Avionët e Forcave Ajrore fluturuan në qiellin e Atikës në mesditën e së enjtes, përpara 25 marsit. Siç raportojnë mediat e vendit, rreth orës 13:15, avionët luftarakë F-16, Mirage 2000 dhe F-4 “copëtuan” qiellin e Atikës në kuadër të fluturimeve provë për paradën e 25 marsit.

Megjithëse paradat e studentëve nuk do të zhvillohen në 25 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit, parada ushtarake do të zhvillohet normalisht në Athinë.

Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, kreu i Opozitës Zyrtare, Kryetarët e partive të përfaqësuara në Parlament dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura do të vendosin një kurorë në Monumentin e Ushtarit të Panjohur . sb/abcnews.al/

The post Qielli i Athinës pushtohet nga avionë dhe helikopterë ushtarakë appeared first on Abc News.

---- ----
-----