Ballina Lajme nacionale Qeveria zbardh letrën e Kurtit për Mike Pence: Ja çfarë kërkoi kryeministri

Qeveria zbardh letrën e Kurtit për Mike Pence: Ja çfarë kërkoi kryeministri

162
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar letrën që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.

Ai tha se Kurti në letrën e dërguar tek Pence, nuk është ankuar për Grenell-in, por ka shprehur shqetësimin për planet e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbimin territoreve.

”Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e letrës.  Në letrën dërguar Zëvendës Presidentit Pence, Kryeminsitri Kurti e ka falenderuar atë për ndihmën financiare që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës në ballafaqimin e saj me COVID-19 dhe ka shprehur krenarinë për të gjitha ata shqiptaro-amerikanë, pjesë e komuniteti mjekësor, të cilët po kontribuojnë në luftimin e pandemisë atje.”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se ”kryeminstri Kurti po ashtu e ka njoftuar zv/presidentin Pence lidhur me zhvillimet politike në vend dhe gatishmërinë e treguar nga Presidenti Thaçi dhe partitë opozitare për të vepruar kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur qartë më 6 tetor 2019, dhe kundër parimeve kushtetuese dhe demokratike duke tentuar të shmangen zgjedhjet e parakohshme.”

-----