Ballina Lajme nacionale Qeveria sot do të sjellë vendim për mysafirët dhe masat tjera anti-Covid

Qeveria sot do të sjellë vendim për mysafirët dhe masat tjera anti-Covid

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet lidhjes online sot do të mbajë seancë në kuadër të së cilës do të sjellë vendim për pakon e re restriktive për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Në pakon e propozuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, parashihet që një qytetarë në shtëpinë e tij të mos mund të pranojë më shumë se 4 mysafirë dhe maska të mbahet edhe në ambiente të hapura edhe nëse nuk jemi në grupe, përveç se në rast se ngasim biçikletë dhe bëjmë sport dhe për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare.

Është propozuar gjithashtu që të ndalohen aktivitetet në objektet hotelerike pas orës 22:00, raporton TV21./21Media

The post Qeveria sot do të sjellë vendim për mysafirët dhe masat tjera anti-Covid appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----