Ballina AKTUALE Qeveria serbe shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të shëndetësisë në Preshevë

Qeveria serbe shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të shëndetësisë në Preshevë

93
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministri Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar me një vendim që nuk ka shumë transparencë ka shkarkuar Driton Salihun, drejtorin e deritashëm të shëndetësisë në Komunën e Preshevës.

Ky shkarkim i Salihut nga ana e Qeverisë së Serbisë dëshmon para së gjithash sesa i dëmshëm është modeli i sotëm centralizues i Republikës së Serbisë, ku Qeveria Republikane në Beograd vendos çdo gjë në fushat jetike të qytetarëve e komunave, si në çështjet e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë etj, thuhet mes tjerash në reagimet e partive shqiptare në Preshevë.

Lajmin e ka pohuar vetë Salihu përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se nuk ka marr asnjë arsye për shkarkimin e tij.

“Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis  Lonçar pa asnjë arsye jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiç.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.

Gjithashtu falënderoj gjithë pacientët si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin”, shkruan ai. /abcnews.al

The post Qeveria serbe shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të shëndetësisë në Preshevë appeared first on Abc News.

---- ----
-----