Ballina Lajme nacionale Qeveria prezanton planin e rimëkëmbjes/ Rriten pensionet për 3 muaj; lehtësira edhe...

Qeveria prezanton planin e rimëkëmbjes/ Rriten pensionet për 3 muaj; lehtësira edhe për bizneset

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Qeveria prezanton planin e rimëkëmbjes/ Rriten pensionet për 3 muaj; lehtësira edhe për bizneset

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar sot për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët, të cilët u dëmtuan gjatë vitit 2020 si pasojë e pandemisë.

Hoti në një konferencë për media tha se do të ndihmohen bizneset e vogla, sektori i restoranteve dhe hoteleve, si dhe do të rriten pensionet nën 100 euro.

Këto janë masat e prezantuara nga Hoti:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla.

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21.

Masa e tretë: 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore.

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri.

Masa e pestë: 50 milionë euro për Shëndetësinë, 40 milionë euro për sigurimin e vaksinës antiCovid.

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë.

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë.

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shumë do të shpërndahet sa më parë që është e mundshme.

Masa e dhjetë: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.

Masa e njëmbëdhjetë: Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e dymbëdhjetë: 21 milionë euro për ndërmarrjet publike.

Masa e trembëdhjetë: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Masa e katërmbëdhjetë: Një milion euro për Ministrin e Zhvillimit Rajonal.

Masa e pesëmbëdhjete: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7.5 milionë euro

 

Qeveria prezanton planin e rimëkëmbjes/ Rriten pensionet për 3 muaj; lehtësira edhe për bizneset
Silva Hyseni

---- ----
----
----- ----
-----