Ballina Lajme nacionale Qeveria nuk po merret më me kufirin me Malin e Zi

Qeveria nuk po merret më me kufirin me Malin e Zi

6
SHPËRNDAJE

Dikur kufiri me Malin e Zi ishte një temë shumë e përfolur.

Marrëdhëniet e mira me Malin e Zi janë duke bërë që Qeveria e Kosovës të mos merret më me demarkacionin e kufirit.

Për këtë çështje është duke vazhduar të punojë Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Kryesuesi i këtij komisioni thotë se i mbetet kryeministrit që të formojë grupin punues, i cili do të takohej me atë të Malit të Zi për t’u marrë vesh për korrigjimet që duhet të kryhen.

Me malazezët, ky komision nuk ka asnjë bashkëpunim.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Qeverisë, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se arsyeja pse nuk është duke u marrë me kufirin me Malin e Zi, janë prioritetet e tjera që ka ekzekutivi.

Por, për këtë çështje, sipas analistit Imer Mushkolaj, Haradinaj ka përgjegjësi dhe duhet ta trajtojë me prioritet.

KTV-ja, lidhur me procesin, ka provuar të marrë përgjigje edhe nga ish-kryetari i Komisionit për Shënjimin e Kufirit, Murat Meha.

Mirëpo, i njëjti ka thënë se nuk do të flasë për këtë çështje, pasi, sipas tij, puna e tij ka përfunduar.