Ballina Lajme nacionale “Qeveria nuk duhet të dorëzohet para Serbisë”/ Kadri Veseli: Mos e hiqni...

“Qeveria nuk duhet të dorëzohet para Serbisë”/ Kadri Veseli: Mos e hiqni taksën!

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh i shqetësuar nga ai që e quajti “nxitim i tepruar i kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”.

Sipas liderit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, taksa 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, një vendim të cilin ai e përshkruan si dinjitoz për vendin, nuk duhet hequr.

“Qeveria e re nuk duhet të dorëzohet para Serbisë ”, ka shkruar Veseli në Facebook. Partia e tij ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj mori nëntorin e 2018-tës vendimin për vënien e taksës.

Ka pasur thirrje të vazhdueshme për heqjen e kësaj takse, si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe nga BE-ja, por Haradinaj nuk u tërhoq. Veseli kujton sesi një qeveri“ ra si pasojë e taksës, gjë që e dobësoi vendin për një kohë”. Prandaj, argumenton kreu i PDK-së, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon sipas tij, ta dëmtojë edhe më tej Kosovën.

Ndërkohë, gjatë qeverisjes së PAN-it, ishte pikërisht kjo parti që pati shfaqur momente lëkundjeje lidhur me taksën e shumëdiskutuar, duke thënë një herë se ajo duhet të hiqet përkohësisht, e herë tjetër se duhet të mbahet.

---- ----
----
-----
-----