Ballina Lajme nacionale Qeveria merr vendim për hapjen e shitoreve në Veri, reagon Gjuriq

Qeveria merr vendim për hapjen e shitoreve në Veri, reagon Gjuriq

17
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës mori vendim që të hapen disa pika të shitjes në veri pasi serbët mbyllën ato që ishin më herët.

Marko Gjuriq, i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hapur pika të shitjes në komunat veriore, pasi serbët i mbyllen shitoret e deritanishme.

Gjuriqi ka thënë se ky veprim nuk do ta ndihmojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në karrierën e tij politike, ani pse vendimi ishte i Qeverisë.

“Hapja e pikave të reja të shitjes nuk mund të ndihmojë Hashim Thaçin në karrierën e tij politike, e as qytetarët në Kosovë të cilët duan të jetojnë në paqe dhe siguri”, ka thënë Gjuriqi.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hapë pika shitëse në veri të vendit në bashkëpunim me bizneset kosovare. Ky vendim erdhi pasi në Veri u mbyllen dyqanet nga serbët, të cilët thanë se nuk kanë më produkte për të shitur pas taksës që Kosova i ka vënë Serbisë.

-----