Ballina Lajme vendore Qeveria Kurti ndihmoj pushtetin Serb në Medvegjë të cilët po ju pasivizojn...

Qeveria Kurti ndihmoj pushtetin Serb në Medvegjë të cilët po ju pasivizojn adresat e Shqiptarëve

217
SHPËRNDAJE

Qeveria Kurti me ndarjen e 500mij eurove për Luginën ka bër një gabim edhe pse është njoftuar nga KNSh-ja, thot zv.kryetari Mehmeti.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500mij euro për të ndihmuar qytetarët e Luginës në kohën e pandemies, Komuna e Bujanocit ka përfituar 200mij, Komuna e Preshevës 200mij, Komuna e Medvegjës 100mij.

Komuna e Preshevës dhe e Bujanocit udhëhiqet nga udhëheqës Shqiptarë dhe pa dyshim do të shkojn në vendin e duhur mjetet e dërguara nga Qeveria e Kosovës në llogarin bankare të dy komunav.

Gabimi është bërë me komunen e Medvegjës ku mjetet e dhuruara prej 100mij eurove nga Kosova të cilat i jan bartur në llogarin bankare të Komunës së Medvegjës, jan me dyshim se dot ju dilet në ndihmë qytetarëve Shqiptarë të Medvegjës kur dihet se atje shumica dërmuese e pushtetit përbëhet nga komuniteti Serbë, shum ma lehtë do të ishin menagjuar këto mjete për kominitetin Shqiptarë në Medvegjë, po të ju ishin bartur në llogarin bankare të KNSh-së

Zv.kryetari i KKSh-së Enver Mehmeti ka shkruar në profilin e tij “

Gabimi i radhës!
Komuna e Medvegjës merr 100mijë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës e cila nuk udhëhiqet nga shqiptarët dhe mjetet i marrin ata të cilët kanë shtetin e tyre dhe përveç që janë të privilegjum, i pasivizojn edhe venbanimet e shqiptarëve.
Vetëm përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë mundur të përfitojnë shqiptarët e Medvegjës.
KKSH si institucion më i lartë përfaqësues për shqiptarët në Luginë,i zgjedhur drejtëpërdrejtë nga votat vetēm tē shqiptarëve dhe mjetet ligjërisht mund tē i dedikoj vetëm për shqiptarët dhe ka të drejtë tē i përfaqësoj shqiptarët me organizatat ndërkombëtare dhe në marrëveshje bilaterale me shtetet amë,e lehtë ka qenë kjo punë.
Ata që janë përgjegjës pēr këtë,s’duhet të gëzohen për gabimin e dëmshëm?!”

Ndërsa një komentues i ka shkruar “Per ate duhet komunikuar dhe informuar me heret. Besoj se mund ta bejne terheqjen e mjeteve dhe ta destinojne ne KNSH pastaj KNSH te adresoje dhe ti ndihmoje vetem shqiptaret atje. Pajtohem me ty se keshtu kot, asesi nuk do te ndihmohen shqiptaret atje!”

Mehemeti ju është përgjigjur se e kemi njoftuar me kohe, dhe vazhdimisht kemi qenë në kontakt ishte fjala për qeverien e Kosovës./BujanociNet/

-----