Ballina Lajme nacionale Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Nuk do të varemi nga lista...

Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Nuk do të varemi nga lista serbe, mund të bisedojmë me partitë shqiptare

130
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Lajmi i Fundit
Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Nuk do të varemi nga lista serbe, mund të bisedojmë me partitë shqiptare

Një deklaratë e fortë ka ardhur ditën e sotme nga anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Në një intervistë për mediat në Kosovë, ky i fundi ttha se qeveria e re nuk do të varet nga Lista Serbe, partia e minoritetit serb, e cila ka garantuar 10 vende në parlament.

“Deri tash po duket që të gjitha gjasat janë që qeverisja e VV’së do të jetë plus nja dy tre deputetë të pakicave jo-serbe. Nuk bën që Lista Serbe me qenë, si në qeverinë e Hotit, me kusht që ta bëjë 61’shin. Ne duhet ta bëjmë 61’shin pa Listën Serbe”, ka thënë Konjufca.

Konjufca u shpreh se ka lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera shqiptare.

“Me partitë shqiptare nëse na duhen, për një stabilitet më të gjerë, mund të bisedojmë. Por, kur t’ia shtojmë edhe mërgatën, me disa deputet që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 1, me këta do ta bëjmë qeverinë me Kurtin kryeministër”, shtoi Konjufca.

Ai theksoi se Vetëvendosje do të kalojë 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës. Anëtari i Kryesisë së VV nënvizoi  se marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin nuk janë ftohur edhe pas bashkëpunimit më Vjosa Osmanin, apo renditjes së tij si i treti në listë.

“Spo di veç me bo për dite nga një selfie me Albinin. Qe këtu jemi ne zyre jemi shumë mirë tu i bo planet së bashku. Nuk po di çfarë metode tjetër. 10 herë jemi sfidu me këtë. Më 2009 mi patën matur ditët. 12 ditët nuk janë parë Glauku me Albinin. Tash po duket se me orë. Qe 12 ore nuk janë takuar”, tha Konjufca.

 

 

 

Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Nuk do të varemi nga lista serbe, mund të bisedojmë me partitë shqiptare
Ornela Celpica

---- ----
-----