Ballina Lajme nacionale Qeveria e re/ LDK-ja dorëzon në parlament kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Qeveria e re/ LDK-ja dorëzon në parlament kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LDK-ja ka dorëzuar sot mbasdite në kuvend kërkesën për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se kërkesa është që zgjedhja e qeverisë së re të Kosovës të mbahet të shtunën e 2 majit.

----

“Ju njoftoj për kërkesën e LDK-së dhe deputetëve përkrahës për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë, ora 13:00, pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një deklaratë para Kuvendit të Kosovës.

Ai shtoi se koalicioni ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

“Numrat i kemi. Kërkesa për seancë u bë me 61 nënshkrime. Kemi më shumë vota, por kërkesa u bë me 61 nënshkrime për seancë”, ka thënë ndër tjera ai.

Gashi deklaroi se është e drejtë e Vetëvendosjes që të dërgojë në Kushtetuese dekretin e presidentit për dhënien e mandatit për LDK-në.

----- ----