Ballina Lajme Qeveria e Kosovës përmbyll procedurat e transferimit të 200 mijë eurove në...

Qeveria e Kosovës përmbyll procedurat e transferimit të 200 mijë eurove në buxhetin e Komunës së Bujanocit

527
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit.

Për këtë edhe zyrtarisht na njoftoi kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

----

Shkrimi i plotë i Kamberit pa ndërhyrje:

Hap i madhë para. Realizim konkret.

Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet.

Standardi i ri i transferimit të drejtëpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.

Shuma prej 200 mijë eurove është poashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri dhe nga Kryeminstri Kurti.

Përfshirja e Luginës me 500 mijë euro ndihmë është përkujdesje dhe përkrahje.

Faleminderit Kosovë.

Faleminderit Albin.

----- ----