Ballina Lajme nacionale Qeveria e Kosovës: Marrëveshja u tërhoq nga Rama, kishte dallime mes Kosovës...

Qeveria e Kosovës: Marrëveshja u tërhoq nga Rama, kishte dallime mes Kosovës e Serbisë

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mediat serbe së fundmi kanë shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të nënshkruajë deklaratën e përbashkët gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në takimin e mbajtur në Tiranë.

Ndërkohë në një reagim për mediat kosovare, Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se arsye e tërheqjes së deklaratës janë dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.

Nga ana tjetër mediat serbe raportuan se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që refuzoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, kjo pasi sipas tyre në deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që u mbaj në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka propozuar një kornizë të re bashkëpunimi.
“Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA”, tha Kurti ndër të tjera në këtë takim. /abcnews.al/

The post Qeveria e Kosovës: Marrëveshja u tërhoq nga Rama, kishte dallime mes Kosovës e Serbisë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----