Ballina Lajme nacionale Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid, ndryshon orën policore për disa zona

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid, ndryshon orën policore për disa zona

81
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid, ndryshon orën policore për disa zona

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid, ndryshon orën policore për disa zona
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----