Ballina Sport Qeveria e Italisë vendos datën kur ekipet italiane do të nisin stërvitjen...

Qeveria e Italisë vendos datën kur ekipet italiane do të nisin stërvitjen kolektive

20
SHPËRNDAJE

Qeveria italiane ka marrë vendimin që, që nga 18 maji, skuadrat e futbollit në Itali të mund të zhvillojnë stërvitje kolektive.

Kjo do të ndodhë duke patuar masa të rrepta të parashikuara në protokollin e miratuara nga autoritetet përkatëse.

Por, nëse qoftë një futbollist rezulton pozitiv me koronavirus nga testet që do të kryhen, e gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë.

Protokolli i miratuar nga Komiteti Teknik Shkencor do të shërbejë si një “Kushtetutë” në këtë periudhë pandemia, që do të thotë se çdo pikë e saj do të zbatohej me rigorozitet.

Tashmë i ndizet drita jeshile rifillimit të Serisë A, që parashikohet nga mesi i qershorit (data 13 apo 14 e muajit të ardhshëm), sigurisht nëse infeksioni do të mbahet në kontroll dhe do të vijë vetëm duke u zbutur.

-----