Ballina Lajme nacionale Qeveria “dorëzon” Dakon dhe Gjiknurin/ Braçe: Të zbatohet ligji nëse janë blerë...

Qeveria “dorëzon” Dakon dhe Gjiknurin/ Braçe: Të zbatohet ligji nëse janë blerë votat!

16
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”.

Me një ton të ashpër, Braçe theksoi fort se në ato përgjime nuk përmenden në asnjë moment para apo blerje votash.

Ai shtoi se nëse Prokuroria e vërteton një fakt të tillë, atëherë të gjithë zyrtarët e përfshirë të vihen para drejtësisë.

“Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë kodi penal

Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit.

Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin”, deklaroi ai.

-----