Ballina Sport Qetësohen te Juvja, Dibala e fiton “ndeshjen” me COVID-19

Qetësohen te Juvja, Dibala e fiton “ndeshjen” me COVID-19

11
SHPËRNDAJE

Te Juventusi tani janë më të qetë. Ylli i ekipit, Paulo Dibala, e fitoi betejën me COVID-19. Klubi bardhezi konfirmoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se futbollisti argjentinas kaloi me sukses testet e fundit mjekësore dhe është i lirë të dalë nga karantina.

“Futbollisti kreu analiza të dyfishta, të cilat rezultuan negative. Dibala zbatoi protokollin dhe është shëruar plotësisht dhe nuk më nevojë të qëndrojë në karantinë”, shkruhet në komunikatën e Juventusit.

Dibala dhe e fejuara e tij qëndruan në izolim për shkak se u infektuan me koronavirus mbi 1 muaj. Pozitivë me COVID-19 rezultuan edhe shokët e skuadrës, Daniele Rugani dhe Baise Matuidi.

-----