Ballina Lajme Bota/Rajoni Qetësia mori fund? Koreja e Veriut bën deklaratën e fortë për Amerikën

Qetësia mori fund? Koreja e Veriut bën deklaratën e fortë për Amerikën

38
SHPËRNDAJE

Pasi ndërpreu komunikimin me Korenë e Jugut, Veriu komunist tani po jep shenja se edhe marrëdhënia e vendosur më SHBA, është në fije të perit. Ministri i Jashtëm verikorean, Ro Son Gëon, deklaroi se politikat amerikane ndaj Phenjanit vërtetojnë se Uashingtoni vazhdon të jetë kërcënim për Korenë Veriore, ndaj do të zhvillojë më shumë armë ushtarake për të luftuar këtë rrezik.

Ky zyrtar ka thënë përmes një deklarate, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, se lidhja personale që presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar me liderin verikorean, Kim Jong-Un, duket se është fokusuar vetëm në fitoren e pikëve politike dhe se nuk ka shumë mundësi se do të rezultojë me ndonjë pikë kyçe diplomatike.

Kjo deklaratë ka ardhur në përvjetorin e dytë të takimit të parë në mes te Kimit dhe Trumpit, në të cilin presidenti amerikan i ka kërkuar Koresë Veriore heqjen dorë nga armët bërthamore, në këmbim të lirimit të sanksioneve.

Trump ka folur me tone të ngrohta për shoqërinë me Kimin dhe të dy liderët patën bërë deklarata publike për të treguar suksesin e arritur në bisedimet rreth çarmatimit të Gadishullit Korean. Megjithatë deri më tani është arritur pak përparim. Uashingtoni i kërkon Phenjanit që të heqë dorë nga armët bërthamore para se të largohen sanksionet, teksa Koreja Veriore kërkon që sanksionet të hiqen fillimisht.

-----