Ballina LifeBizare Qetësi, ajër i pastër dhe një liqen çudibërës/ Ja destinacioni i fundjavës...

Qetësi, ajër i pastër dhe një liqen çudibërës/ Ja destinacioni i fundjavës (FOTO)

16
SHPËRNDAJE

Nëse keni vendosur të kaloni një fundjavë plot diell, gjelbërim dhe ajër të pastër,  një nga zgjedhjet do të ishte Gramshi. Qyteti i Gramshit ka pasuri të shumta të burimeve të mineraleve.

Atje gjenden burime të pastra të ujit të pijshëm me rezerva të mëdha, siç janë ujërat Sotirës e Kërpicës, ku furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Gramshit.

Njihen gjithashtu burime ujërash Kurative si në Kërpicë, Holtë dhe Liqeni i Zi, të cilat nëpërmjet investimeve mund të përdoren për kurimin e reumatizmash.

Mund të themi se rrethi i Gramshit ka një hidrografi dhe hidrologji të zhvilluar, sidomos në periudhën e shirave.

Burimet ujore përbëjnë një pasuri të madhe për zhvillimin e industrisë energjetike të rrethit, me kosto jo shumë të lartë.

Studimi i bërë për shfrytëzimin e rrjedhjes së lumit Devoll ka nxjerrë si konkluzion se mbi të mund të ndërtohen tre hidrocentrale të mëdhenj.

Aktualisht Gramshi ka dy hidrocentrale të vegjël, një mbi lumin Grabovë, në Lenie dhe një në fshatin Kërpicë.

Gjithashtu tashmë prej disa kohësh ka përfunduar edhe Hidrocentrali i Tërvolit.

Lumi kryesor i rrethit është Devolli, që e përshkon atë thuajse mespërmes, me rëndësi të madhe ekonomike pasi në të dyja anët ka mjaft toka bujqësore të cilat ujiten prej tij.