Ballina Sport “Qesharake, por e vërtetë”, Joe Hart sqaron postimin që u bë viral

“Qesharake, por e vërtetë”, Joe Hart sqaron postimin që u bë viral

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Tottenham u eliminua dje nga Europa League, pasi Dinamo Zagreb i mundi 3-0 në ndeshjen e kthimit. Pas ndeshjes, në llogarinë në Instagram të portierit Joe Hart u postuar një foto e rezultatit me mbishkrimin “Puna u krye me sukses”.

Tifozët menjëherë e kanë fotografuar postimin e portierit anglez dhe shumëkush ka thënë me vete, “po ky çfarë paska pirë”. Ekipi i tij i rrjeteve sociale e ka kuptuar gabimin e bërë më pas dhe e ka fshirë, ndërkohë që vetë Hart ka qenë i detyruar të dalë dhe të sqarojë atë që ka ndodhur.

“Duhet të kërkoj falje në emër të ekipit tim të mediave sociale. Dikush prej tyre ka menduar se ne fituam 3-0 mbrëmjen e shkuar. Sado absurde dhe qesharake të duket, kështu është e vërteta. Është e papranueshme. Nuk është bërë nga unë, personalisht kam vetëm dashuri për klubin”, është shprehur portieri i Tottenham. /abcnews.al

The post “Qesharake, por e vërtetë”, Joe Hart sqaron postimin që u bë viral appeared first on Abc News.

---- ----
-----