Ballina LifeBizare Qeni doli para plumbave dhe shpëtoi jetën e ushtarëve

Qeni doli para plumbave dhe shpëtoi jetën e ushtarëve

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Në qen ushtarak gjatë një bastisje ka shpëtuar jetën e ushtarëve britanikë të cilët po luftonin al-Kaedën në Afganistan. Qeni hero në momentin kur armiku po gjuante me armë zjarri ka dalë para plumbave dhe si pasojë e kësaj humbi të dyja këmbët e pasme.

----

Pasi humbi këmbët  atij ju porositën proteza duke bërë që të jetë qeni i parë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar që porositet diçka e tillë.

Qeni i quajtur Kuno,   i cili tashmë është në pension është trajnuar për të zbuluar eksplozivë dhe armë, atij pritet  t’i jepet medalja për trimëri në një ceremoni virtuale në muajin nëntor.

Kuno dhe ushtarët e tjerë në momëntin e sulmimit ishin pozicionuar për të mbështetur forcat elitare të Shërbimit Special të Anijeve.

The post Qeni doli para plumbave dhe shpëtoi jetën e ushtarëve appeared first on RTV21.

----- ----