Ballina Lajme Bota/Rajoni Qëndrimi ndryshe, çfarë di më shumë Britania e Madhe për koronavirusin?

Qëndrimi ndryshe, çfarë di më shumë Britania e Madhe për koronavirusin?

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me emergjencën e koronavirusit që përhapet ngado, janë të shumta edhe fjalimet para kombit të liderëve respektivë botërorë, të detyruar të marrin masa të jashtëzakonshme që detyrojnë miliona persona që për javë të tëra ti nënshtrohen masave ekstreme, për të kufizuar infektimet.

Por, jo të gjithë vendet po sillen njësoj, duke filluar nga Britania e Madhe, ku kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se bashkëqytetarët e tij duhet të përgatiten që të humbasin të dashurit e tyre.

“Disa njerëz e krahasojnë me gripin sezonal. Por nuk është ashtu. Për shkak të mungesës së imunitetit kjo sëmundje është më e rrezikshme dhe do të përhapet akoma më shumë. Dhe unë duhet të jem i hapur me ju. Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre, para kohe”, shprehet Johnson.

Një frazë shokuese që rëndohet akoma më shumë nga këshilltari shkencor, sër Patrik Vallance, që ka deklaruar se rreth 60 për qind e popullatës së mbretërisë së bashkuar duhet të infektohet nga koronavirusi në mënyrë që shoqëria të mund të fitojë një imunitet nga shpërthime të ardhshme duke patur parasysh se infektimet mund të rikthehen nga viti në vit.

“Mendojmë se ky virus mund të shfaqet vit pas viti, duke u bërë një virus rajonal. Nëse komuniteti do të bëhet imun, kjo do të përbëjë një pjesë të rëndësishme të kontrollit në terma afatgjatë. Rreth 60 për qind e popullatës duhet të preket që të fitohet imuniteti”.

E gjithë kjo ndërsa në pjesën tjetër të Evropës situata rëndohet nga ora në orë. Plani i parashikuar i qeverisë angleze, mund të jetë ai i tentimit të adaptimit të masave të pjesshme dhe graduale në mënyrë që piku i epidemisë të shtyhet edhe pak më afër stinës së ngrohtë, deri sa të prekë në total 60 për qind të popullatës, duke zbutur pasojat tek sistemi shëndetësor, i vënë në pozitë të vështirë prej vitesh shkurtime fondesh si edhe mbi ekonominë në kohën e Brexitit.

---- ----
----
-----
-----