Ballina AKTUALE Qendra Multifunksionale në Raincë ende nuk është në funksion

Qendra Multifunksionale në Raincë ende nuk është në funksion

42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani së bashku me zyrtar të kësaj partie kanë takuar qytetarët e fshatit Raincë të cilët shprehën pakënaqsit e tyre me pushtetin lokal i cili në vazhdimësi po e anashkalon Raincën.

Në mesin e të pranishmëve të shumtë prezent ishte edhe Kryetari i Bashkësis Lokale të fshatit Raincë, z.Ali Sinani.
Kryetari Ali Sinani së bashku me Kryetaren Ardita Sinani vizituan Qendrën Multifunksionale e cila në mënyrë solemne u hap kohë më parë nga ana e Kryetarit Shaqiprim Arifi dhe zyrtar të tjerë komunal, ku ndër të tjera gjat hapjes u tha se kjo Qendër tani e tutje do të jetë në shërbim të qytetarëve të Raincës.

Mirëpo gjatë vizitës zonja Sinani u njoftua në detaje nga Kryetari i Bashkësisë Lokale z.Ali Sinani se kjo Qendër ende nuk është në funksion pasi që edhe pse ka kohë që janë sjellur elementet e nevojshme për nxemjen qendrore askush nuk është angazhuar që të bëhet montimi dhe të filloj ngorhja e ndërtesës.

“Kemi kontaktuar disa herë zyrtarët komunal që të detyrojnë ndërmarrjen e kontraktuar të vjen dhe ta kryen punën e vet, por kot…edhe sot ne këtu jemi pa nxemje” deklaroi Ali Sinani. Ai gjithashtu njoftoi Ardita Sinanin se përveç se pa nxemje, kjo ndërtesë nuk ka as ujë pasi që as ujin nuk e kanë instaluar ende, vetëm kanë ardhur të prejnë shiritin dhe më nuk janë interesuar fare ti mbarojnë punët e tyre” deklaroi në fund z.Sinani

Nga ana e saj, Ardita Sinani falenderoi Kryetarin Ali Sinani për mikëpritjen dhe për njoftimin me gjith këto probleme me të cilat po ballafaqohet Rainca. “Rainca ka dhënë shumë pë Preshevën, banorët e Raincës janë shumë punëtor e të vyeshëm, kanë fatin që i përfaqëson një kryetar i BL kaq i angazhuar për fshatin e vet, andaj ska qenë e rastit që sa herë që PVD ka qenë në pushtet Raincën e ka pasur në vëmendje të veçantë e kështu do të jetë edhe së shpejti kur PVD të rikthehet në pushtet sepse ky vendbanim meriton shumë më tepër”.

-----