Ballina Lajme nacionale Qëlluan me armë në drejtim të 30-vjeçarit në Shkodër, identifikohen autorët

Qëlluan me armë në drejtim të 30-vjeçarit në Shkodër, identifikohen autorët

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Qëlluan me armë në drejtim të 30-vjeçarit në Shkodër, identifikohen autorët

Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe ka identifikuar autorët të cilët qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasit Taulant Pepaj.

Policia ka shpallur në kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, Sehar Xhenja, Shkelzen Xhenja.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “”Skënderbeg”, ku disa persona qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit:

Sh. Xh., 29 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”;

S. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, me precedent të mëparshëm penal;

E. H., 31 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 11:50, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin T. P., 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit T. P.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët e dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje ndaj dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative dhe “Armëmbajtja pa leje”.’- njofton policia.

Qëlluan me armë në drejtim të 30-vjeçarit në Shkodër, identifikohen autorët
Klodian Bereti

---- ----
----
----- ----
-----