Ballina Lajme nacionale Qëlloi Ramën me këpucë, militanti i PD nuk zë mend

Qëlloi Ramën me këpucë, militanti i PD nuk zë mend

37
SHPËRNDAJE

Në nëntor 2018 u arrestua pasi qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama, ndërsa më 2 qershor u arrestua për dhunë në protestën e opozitës.

Ilir Katiraj ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ilir Katirajn.

Katiraj është banor i Unazës së Re, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e “arrestit me burg”, pasi në muajin nëntor të 2018 qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit vizitonte efektivët e plagosur nga protestuesit e Unazës së Re.

Ndërsa në mbështetje të këtij të fundit, në ambientet e Gjykatës ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se prokuroria nuk ka prova, dhe se qeveria duhet të largohet sa më parë.

“Nuk do lejojmë pluralizmin politik. Prokuroria nuk ka sesi të argumentojë provat, në dyert e gjykatave duhet të ishin Avdylajt”, u shpreh Balliu.

-----