Ballina Lajme nacionale Qëllohet një kosovar në Shkodër, dalin detaje rreth ngjarjes së rëndë

Qëllohet një kosovar në Shkodër, dalin detaje rreth ngjarjes së rëndë

29
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u prangos në flagrancë shtetasi: L. L., 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Mesditën e sotme, shtetasi L. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me mjet zjarri në drejtim të shtatasit K. Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.

Personi i prangosur dyshohet se mjetin që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Privimi nga jeta me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve luftarake dhe e municionit”.

-----