Ballina Lajme Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste...

Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si në Tiranë.

87
SHPËRNDAJE

Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, ka njoftuar sot opinionin dhe nxënësit e shkollave fillore në Luginë, se nga shtatori ata do të përdorin të njejtat tekste mësimore si nxënësit e Tiranës.

Kjo u arrit falë bashkpunimit me Ministrit e Arsimit në Shqipëri, dhe Institucionet për Luginë.

Shkrimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

Një super lajm!

Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën!

Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia.

Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Numru është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë.

Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore.

Ka ende punë e angazhim.

Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme.

Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini!

Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë!

Faleminderit shtëpisë botuese “Albas” në Preshevë!

Faleminderit me konsideratë të lartë për Misionin e OSBE-së dhe ambasadorët e Quintit si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.