Ballina LifeBizare Që nga Briggite Macron te Laetitia Casta/Çfarë i bën gratë franceze të...

Që nga Briggite Macron te Laetitia Casta/Çfarë i bën gratë franceze të duken të mrekullueshme edhe pas të 50-ve (FOTO)

9
SHPËRNDAJE

Për dekada me radhë bukuria franceze ka qenë ikonë; modele me bukuri dhe elegancë të përjetshme si Ines de la Fressange e cila tashme është 62 vjeçe, por duket dekada më e re.

Kush nuk do ta  lakmon stilin e veçantë të ish-redaktores të Vogue Carine Roitfeld, 65 vjeçe, aktores Isabelle Huppert, 66 vjeçe dhe Laetitia Casta, 41 vjeçe? Gratë franceze prej kohësh na kanë mësuar se mund të dukesh fantastike vetëm me një këmishë të bardhë, një palë xhinse dhe buzë të kuqe – por përtej modës, çfarë është ajo që i bën gratë franceze të duken kaq mirë edhe mbi të 50-tat?

Në Francë i kushtohet një rëndësi e madhe kozmetikës, por çdo ndërhyrje është aq fine dhe origjinale sa të rralla janë parizienet që pranojnë se kanë bërë botoks, ndërsa numrat e kirurgëve më të mirë estetikë të Francës janë top sekret.

Shembull më i qartë është zonja e parë, Briggite Macron, 66 vjeçe e cila ilustron në mënyrë të përkryer mistiken franceze të bukurisë duke bërë që shumë të pyesin nëse ka bërë ndonjë ndryshim të vogël.

Sepse në Francë puna kozmetike nuk bëhet thjesht në mënyrë diskrete gjithçka duhet të jetë natyrale dhe e bukur, mishërimi i plakjes së këndshëm./Daily Mail