Ballina Sport Qazim Laçi do fanellën kuqezi: I lumtur që Reja më pëlqen, shpresoj...

Qazim Laçi do fanellën kuqezi: I lumtur që Reja më pëlqen, shpresoj të më thërrasë sërish

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qazim Laçi është një nga futbollistët shqiptarë prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen. Momentalisht luan me Ajaçio në Ligue 2 të Francës, ku janë në luftë për t’u ngjitur në elitë. Futbollisti shqiptar ka qenë një pikë kyçe për skuadrën nga Korsika dhe këta të fundit nuk dëshirojnë ta lëshojnë lehtë. Një kontratë e re pritet të firmoset dhe vetë lojtari pranon për “Ora Tv” se janë në bisedime të mira deri në këto momente. Ndërkohë Qazim Laçi ndihet i lumtur për pëlqimin e Rejas, që sipas tij e mbush me kurajo.

“Është paksa e keqe situata në Francë. Dalim për të bërë pazarin dhe për të bërë pak vrapim. Trajneri na ka dhënë një plan për të gjitha këto javët dhe do vazhdojmë të bëjmë stërvitjet që na kanë dhënë. Kemi folur me trajnerin dhe me trajnerin fizk që na ka bërë planin dhe do vijojmë sa të kemi mundesi, duke shfrytëzuar edhe rastin për të bërë pak vrapime jashtë.

----

Për momentin për shkakun që u ndal kampionati jemi ende në bisedime sa i përket rinovimit, sepse kampionati ndoshta vazhdon përpsëri, por nuk i dihet ende nëse do vijojnë ndeshjet apo jo. Por me ekipin jemi në bisedime të mira dhe përfundimisht do e shohim. Interesimi i Rejës më jep kurajo, sepse çdo njeriu kur i vjen një ftesë nga ekipi kombëtar është shumë i kënaqur dhe e falenderoj Rejan. Shpresoj ta kem sërish një ftesë prej tij, por për momentin është e rëndësishme të ruajmë shëndetin tonë dhe të qendrojmë në shtëpi.

Për mua do të ishte një kënaqësi shumë e madhe të luaj sërish me ata lojtarë që kam luajtur te Shpresat, sepse ka shumë lojtarë si Keidi Bare, Strakosha, Hysaj, që ishte pak më i madh, dhe do ishte një grup vërtet interesat. Me ta do kishte shumë shpresa që do të krijohej një grup shumë i mirë. Futbolli këtu është shumë i vështirë. Nga ana fizike, nga ana e forcës është një kampionat shumë i fortë. Nga ana taktike duhet të jesh 100% i përqendruar dhe kërkon shumë dyluftime”, tha Laçi

----- ----