Ballina Lajme nacionale Pyetja qe e heshti Blerim Devollin!

Pyetja qe e heshti Blerim Devollin!

20
SHPËRNDAJE

Komisioni Parlamentar për gjendjen në Telekom është duke e marrë në pyetje biznesmenin dhe pronarin e Z-Mobile, Blerim Devollin.

Biznesmeni Blerim Devolli megjithëse u betua se do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve, nuk ka treguar se a ka qenë punëtor kompanisë së tij, Ministri i Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka që ka qenë shumë i zëshëm sa i përket privatizimit të Telekomit.

Mediat kishin raportuar me parë se Lluka dikur kishte punuar si udhëheqës i marketingut në Z-Mobile.

“Gjithkush mundet me punu. Çështjen e partive nuk merrem se kush ka punu kush…”, tha Blerim Devolli, i pyetur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje se a ka qenë punëtor i tij ministri Lluka.

Biznesmeni ka thënë gjithashtu se lista e punëtorëve të kompanisë së tij është publike, duke shtuar se ka 178 punëtorë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka parë privatizimin e Telekomit si zgjidhje të vetme, e për këtë temë madje ka qenë shumë i zëshëm. Duke thënë se me këtë, Kosova do të mbetej prapë aksionare, Lluka thoshte se ato aksione do të kishin vlerë më shumë se sa që ka Telekomi momentalisht.

Sipas tij, as borxhi ndaj Z-Mobile nuk ka kapacitete që të kryejë, e duhet të gjendej një formë e re për ta bërë këtë.

Lluka ishte si udhëheqës i marketingut për disa vite në kompaninë e Z-Mobile të udhëhequr nga Devollët, që mund ta çojë në falimentim brenda javës Telekomin. Madje, ai kishte paralajmëruar disa herë që Telekomi mund të përfundojë te përmbaruesit.

“Të gjitha këto kontrata me përfundu te përmbaruesi e rrezikon operimin e tërësishëm të Telekomit prandaj për këtë arsye Telekomi është në buzë të falimentimit”, pati deklaruar Lluka.

-----