Ballina Lajme nacionale Pyetet si po ndihet që Halil Kastrati po kryen punën që do...

Pyetet si po ndihet që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej t’i kryente ai, Haradinaj befason me përgjigjën

28
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati.

Përveç pyetjeve të tjera, gazetarët patën edhe një pyetje kështu: Si po ndiheni që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryenit ju?

E kryeministri Haradinaj ka befasuar me përgjigjen e tij.

“Shiqoni, është komplementare kjo. Shteti dhe institucionet bëjnë shumë punë për përmirësimin e kushteve të banimit në nivel vendi. Por kjo nuk është vec banim që bën zoti Kastrati, është një humanizëm në shprehje, është një humanizëm shumë i mirëseardhur. Unë sot jam ndi i nderumë që kom mujtë me ia nderu këtë akvitet humanitar”, ka thënë Haradinaj veç tjerash.