Ballina Lajme Bota/Rajoni Putin kërkesë autoriteteve: Kemi shumë probleme, merrni parasysh të gjithë skenarët

Putin kërkesë autoriteteve: Kemi shumë probleme, merrni parasysh të gjithë skenarët

55
SHPËRNDAJE

Në Rusi numri i të infektuarve me COVID-19 po shtohet frikshëm. Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi zyrtarët që të konsiderojnë te gjithë skenarët, sado, pas vendosjes se gjendjes se jashtëzakonshme ne Rusi.

Putini u tha zyrtarëve në një video-konferencë se situata po ndryshonte praktikisht çdo ditë, dhe fatkeqësisht jo për mirë dhe javët e ardhshme të Rusisë do të ishin “vendimtare”.

“Kemi shumë probleme, nuk kemi asgjë për t’u mburrur dhe nuk duhet patjetër të qetësohemi,” shtoi ai.

Ai u tha zyrtarëve që ata duhet të “konsiderojnë të gjithë skenarët se si do të zhvillohet situata, madje edhe më komplekse dhe e jashtëzakonshme”.

Paralajmërimi i tij erdhi ndërsa numri i infeksioneve globale u rrit në më shumë se 1.92 milione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të paktën 119.678 njerëz në mbarë botën kanë vdekur, me numrin më të lartë të vdekjeve në SH.B.A. dhe Itali. Rreth 450,000 njerëz janë shëruar.

Numri i vërtetë i te prekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë, pas dyshimeve per testimin e kufizuar ne disa vende.

Në videokonferencën, Putini bëri thirrje për masa për t’i dhënë fund mungesës së pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe shtoi se Rusia gjithashtu do të angazhoje ministrinë e mbrojtjes për të ndihmuar nëse është e nevojshme.

Kina ka shprehur gjithashtu shqetësim për përhapjen e virusit në Rusi.

-----