Ballina Lajme Bota/Rajoni Puthje, përqafime/ Bota në alarm, por shihni se çfarë ndodh në vendin...

Puthje, përqafime/ Bota në alarm, por shihni se çfarë ndodh në vendin ku lindi koronavirusi (FOTOT)

90
SHPËRNDAJE

 Qyteti Wuhan në Kinë është vendi ku për herë të parë u dëgjua fjala koronavirus, virus i cili tashmë është përhapur në të gjithë botën dhe po merr mijëra jetë njerëzish. Por Wuhani duket se e ka fituar betejën dhe është dhe vendi i parë i çliruar nga virusi vdekjeprurës.

Pas 76 ditësh të izoluar, banorët e këtij qyteti më në fund janë lejuar të dalin nga banesat e tyre, si njerëz të lirë tashmë. Në Wuhan duket se ka filluar jeta dhe janë rihapur aeroportet, autostradat dhe shërbimet e trenave.

Siç shikohet dhe nga foto njerëzit në Wuhan e kanë përjetuar keq mbylljen dhe largimin nga njerzit e tyre të dashur dhe takimet pas 76 ditësh janë plot mall dhe lot në sy.