Ballina Lajme Bota/Rajoni Puthje dhe përqafime/ Si e festoi Donald Trump fitoren (FOTO)

Puthje dhe përqafime/ Si e festoi Donald Trump fitoren (FOTO)

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti amerikan, Donald Trump, që përballet me fushatë për rizgjedhje dhe ndoshta edhe me hetime tjera në të ardhmen, ka festuar shfajësimin nga akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Pasi ka hyrë në sallë ku është pritur me duartrokitje të mëdha nga ligjvënësit republikanë, zyrtarë të administratës dhe figura të mediave konservatore në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se demokratët kanë nxitur përpjekje “të korruptuara” për të dëmtuar presidencën e tij.

“Unë kam bërë gjëra të këqija në jetën time, e pranoj… mirëpo ky është rezultati përfundimtar”, ka thënë Trump, teksa ka mbajtur një kopje të gazetës “Washington Post” me titull kryesor “Trump u shfajësua”.

Senati i kontrolluar nga republikanët, ka votuar të mërkurën për të shfajësuar Trump, në procesin e nisur nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.

---- ----
----
-----
-----