Ballina Lajme nacionale Pushuesit në panikë, zjarr i madh në afërsi të plazhit të Shëngjinit,...

Pushuesit në panikë, zjarr i madh në afërsi të plazhit të Shëngjinit, ndëryhjnë ushtria

34
SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në malin afër plazhit të Shëngjinit në Shqipëri.

Njësitet e zjarrëfikësve kanë ndërhyrë por nuk kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Ai ka vazhduar edhe në orët e pasdites të zgjerohet më shumë edhe për shkak të erërave që kanë fryrë.

Zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë shqetësuese ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili iu ka bërë thirrje Forcave të Armatosura, Ministrisë së Brendshme, Emergjencave Civile dhe drejtuesve të pushtetit vendor në këto qarqe të marrin menjëherë masa për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

-----