Ballina Lajme Bota/Rajoni “Pushtimi” i qytetit fantazmë në Qipro, plani i Erdoganit tërbon grekët (FOTO)

“Pushtimi” i qytetit fantazmë në Qipro, plani i Erdoganit tërbon grekët (FOTO)

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të rizgjohet zona fantazëm e “Varoshës”, vendi turistik me plazhe të adhuruara nga Richard Burton e Brigitte Bardot në fundin e viteve 60`, por i shkretuar që nga korriku i vitit 1974 kur turqit pushtuan Qipron si kundërpërgjigje ndaj grushtit të shtetit të orkestruar nga grekët. 18 qershorin e vitit të kaluar, qeveria e Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, e njohur vetëm nga Turqia, njoftoi hapjen e ardhshme të Maras, siç njihet në turqisht kjo lagje e qytetit Famagusta.

“ Është e drejta jonë, nuk do të pranojmë ngërçin e bisedimeve si një fat të pashmangshëm. Kjo është një mundësi historike për të ringjallur turizmin”, deklaroi edhe zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay pas një inspektimi në rajon të shtunën e kaluar. Një provokim ky për grekët, sepse zona konsiderohet e mbrojtur nga një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1984 e cila përcakton që lagjia mund të ripopullohet vetëm nga banorët e saj origjinalë, e këta janë rreth 39 mijë vetë që nuk kanë mundur të vënë më këmbë në shtëpitë e tyre. Dhe një rezolutë tjetër, ajo 789 e vitit 1992, kërkon që zona nën kontroll të OKB të shtrihet në Varosha. Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades ngriti zërin kundër planit turk”.

Do ta kundërshtojmë në çdo mënyrë”, deklaroi ai. Simos Ioannou, kryetari në mërgim i bashkisë së Famagustas, njoftoi gjithashtu se do t`i dërgojë një notë formale proteste sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

---- ----
----
-----
-----