
Një punonjëse banke ka gjetur zgjidhjen ideale për të siguruar më shumë para. Heidy Espaillat punonte në bankë dhe merrte 25 mijë dollarë në vit, por tashmë ka gjetur punën e ëndrrave.
Ajo punon si trajnere personale e nutricioniste dhe arrin të marrë 200 mijë dollarë në vit. Bukuroshja ka pasur gjithmonë pasion shëndetin dhe stërvitjen, por nuk e kishte menduar se një ditë ato do të ktheheshin në karrierën e saj.
“Isha këshilltare personale banke, por tani fitoj disa herë më shumë me programet e mia të stërvitjes dhe regjimit ushqyes. Më pëlqente puna në bankë, por e ndjeja se kisha nevojë për diçka ndryshe”, shprehet Heidy.