Ballina Lajme nacionale Punëtori që ra nga ndërtesa në Prishtinë po cilësohet si vdekje e...

Punëtori që ra nga ndërtesa në Prishtinë po cilësohet si vdekje e dyshimtë

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një punëtor ka ndërruar jetë sot pasi ka rënë nga ndërtesa në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi është deklaruar për rastin e vdekjes së punëtorit në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

ai ka thënë se rasti i 55 vjeçarit është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Po, e kemi kualifikuar si vdekje të dyshimtë. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rene nga një ndërtese ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës( mashkull). Për rastin janë njoftuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

---- ----
----
----- ----
-----