Ballina LifeBizare Punëtori ankohet se punëdhënësi e lëndoi qëllimisht

Punëtori ankohet se punëdhënësi e lëndoi qëllimisht

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Emin Baliu nga lagjja Emshir e kryeqytetit, shtatë vjetët e fundit ka mbetur i paaftë për punë, nga një aksident që e pësoi në vendin e tij të punës.

Nga ky aksident, ai thotë se mori lëndime të rënda trupore, derisa kishte thyer edhe dy unaza në boshtin kurrizor.

----

Ai po pretendon se ish-shefi i tij në kompaninë “Noti Beton”, ku po punonte, qëllimisht me ekskavatorin e tij e kishte kapur atë dhe e kishte hedhur nga dhjetë metra lartësi.

Kjo, sipas tij, vetëm pse kërkoi nga ai që t’ia paguante dy rrogat që ia kishte borxh prej kohësh.

As sot e kësaj dite, ai asnjëherë nuk u kompensua për lëndimet që kishte pësuar.

Avokati i tij, Basri Jupolli, thotë se po atë vit, menjëherë kishte ushtruar padi ndaj kompanisë në fjalë, por që gjykata ende nuk është marrë me këtë lëndë civile dhe po vazhdon ta zvarrisë atë.

Ndërkaq, pronari i kësaj kompanie, Shaip Binaku, përmes telefonit, i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Personi në fjalë është mashtrues. Vetëm disa ditë ka punuar në kompaninë time, derisa është lënduar nga një lartësi 1-metërshe. Të gjitha ato që i ka deklaruar nuk qëndrojnë, asgjë që ka thënë ai nuk është e vërtetë”, ka thënë

Shaip Binaku, pronar i SH.P.K. “Noti Beton”.

Kohavisioni ka pyetur zëdhënësen e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Liridona Gashi, se pse kjo lëndë nuk ka kaluar në shqyrtim fillestar, por e njëjta nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

----- ----