Ballina Lajme nacionale Punëtorët e MKRS-së nesër protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e...

Punëtorët e MKRS-së nesër protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie

21
SHPËRNDAJE

Presidenca e Kosovës pritet që të vendosët në objektin e aktual të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe asaj të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që gjendet në sheshin “Nëna Terezë”.

Ky veprim është vlerësuar si i ngutshëm pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira.

Në kundërshtim të këtij vendimi janë dal punëtorët e MKRS-së, të cilët kanë paralajmëruar protestë ne orën 10 para ndërtesës së ministrisë, përcjell ORAinfo.

Ata kërkojnë që mos të zhvendosën nga objekti deri t’u bëhet një zgjidhje për t’u vendosur në ndonjë objekt publik, që nuk do të kishte kosto të qerasë.

Kundër këtij vendimi ka dalë edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se zhvendosja e Presidencës në objektin e aktual të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit pa e bërë paraprakisht një zgjidhje për punonjësit e Ministrisë, mund t’i rris shpenzimet publike.

“Zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy Ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira”, ka deklaruar Hoti.

“Është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë”, thuhet tuje në reagimin e kandidatit për deputet nga LDK.

Sipas tij, para se të ndodh zhvendosja duhet të gjendet zgjidhja.

“Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy Ministrive. Përndryshe, do të rriten shpenzimet për qira për qindra mijëra euro në vit, të cilat edhe tash janë të larta. Nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publik në kurriz të shpenzimeve publike, me gjithë respektin për institucionin më të lartë të shtetit që është Presidenca”, thuhet në fund të reagimit të tij.

Ndryshe, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ndërtesa ku për vite me radhë funksionoi Ministria e Kulturës, do t’i kalojë në shfrytëzim Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. /ORAinfo/

-----