Ballina Lajme nacionale Punëtorët e Lotarisë nisi protestën para ndërtesës së Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë nisi protestën para ndërtesës së Qeverisë

8
SHPËRNDAJE

Sot do të ketë protestë në kryeqytet.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

Siç njoftohet, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë.

-----