Ballina Lajme nacionale Punëtorët e aeroportit paralajmërojnë protestë, reagon MI-ja

Punëtorët e aeroportit paralajmërojnë protestë, reagon MI-ja

20
SHPËRNDAJE

Punëtorët e aeroportit kanë paralajmëruar protestë për shkak të trajtimit jo të mirë nga menaxhmenti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari për fillimin e protestave.

Prandaj apelojmë tek të dyja palët, drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur.

Njëkohësisht, MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojnë me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e ANP “Adem Jashari”.

Konsiderojmë që është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës.

Këto qëndrime, tek të dyja palët, në takime të ndara, i përcolli zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

-----