Ballina Showbiz Punë dhe pushime, Kida tërheq vëmendjen me pozat nga Dubai

Punë dhe pushime, Kida tërheq vëmendjen me pozat nga Dubai

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Kida ndodhet prej ditësh tashmë në Dubai, ku po punon për realizimin e klipit më të ri në bashkëpunim me reperin gjerman, Samra. Fotot që kanë ndarë në rrjete sociale kanë hedhur dyshimet se ata janë bërë bashkë në këtë vend për të xhiruar skenat e klipit.

Me Kidën ndodhet gjithashtu stilistja Diana Qerimi, e cila kujdeset prej vitesh për imazhin e saj dhe sigurisht make up artistja Vesa Gashi. Këto ditë të nxehta, këngëtarja nuk mund të mos i shfrytëzonte dhe për pak relaks dhe shpeshherë ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet që po kalon.

Ajo shfaqet më në formë se kurrë dhe gjithmonë e kuruar. Kujtojmë që projekti më i fundit i Kidës mban titullin “Drunk” që u publikua tre muaj më parë. Ndërsa përsa i përket këngës me reperin gjerman, ende nuk është bërë me dije një datë publikimi, megjithëse muind të publikohet shumë shpejt duke qenë se xhirimet kanë nisur. /abcnews.al

The post Punë dhe pushime, Kida tërheq vëmendjen me pozat nga Dubai appeared first on Abc News.

---- ----
-----