Ballina Showbiz Puna më e vështirë që ke bërë? Olsi Bylyki: Punoja 12 orë...

Puna më e vështirë që ke bërë? Olsi Bylyki: Punoja 12 orë papushim tek çadrat…

16
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit Olsi Bylyku është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun. Ai ka fituar zemrat e të gjithëve me lirshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora, Olsi tregoi se cila ka qenë puna më e vështirë që ka bërë në jetën e tij.

Ai shprehet se ka bërë shumë punë që në moshë të vogël, por më e vështira dhe që ka vuajtur është ajo me çadrat në plazh. Kishte rreth 300 çadra dhe ai duhet t’i mbulonte të gjitha vetë.

Ester Bylyku: Cila ka qenë puna më e vështirë që ti ke bërë? Olsi Bylyku: Nuk ka njeri që mos e dijë atë punë që kam bërë tek çadrat. Çdo verë e zgjidhja një punë më të vështirë se ajo që kam pasur verën e shkuar.

Por më e vështira që edhe kam vuajtur ka qenë ajo tek çadrat 3 muajt e verës. Ka qenë pa pushim 12 orë. Plus të bësh porosi në pllaka nuk është njësoj si të bësh njësoj në rërë se ishin 300 çadra 12 orë.

Pjesa dërmuese e familjeve deri në një pikë mund të mbulojnë shpenzimet normale, pastaj mbi detyrimet normale ti duhet të bësh një punë që të mbulosh këto shpenzime. Ne kishim qejf me pi kafe por lekë nuk kishim dhe do shkosh të punosh si të gjithë njerëzit.

The post Puna më e vështirë që ke bërë? Olsi Bylyki: Punoja 12 orë papushim tek çadrat… appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.