Ballina Lajme Bota/Rajoni Pulmologu serb: Vdekshmëria ka rënë krahasuar me fillimin. Rënie e gripit sezonal...

Pulmologu serb: Vdekshmëria ka rënë krahasuar me fillimin. Rënie e gripit sezonal me 96%

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pulmologu serb Branimir Nestorović ka deklaruar së fundmi se një nga elementët kryesorë që ka të bëjë me pandeminë është rënia e përqindjes së vdekshmërisë.

Në një intervistë për TV Prva ai ka dhënë mendimin e vet se nuk pret ndonjë katastrofë me sëmundjen e tanishme që krijon përshtypjen se ka vënë botën përpara.

“Nuk pres ndonjë katastrofë, vështirë se mund të godasë sesa në fillim”, tha Nestoroviç.

Qëndrimi i tij dallon nga ai epidemiologëve serbë që paralajmërojnë shpesh për situatë alarmante, ndërkohë që ai ka vënë në dukje se këtë vit ka një rënie të papritur të rasteve të gripit sezonal, deri në masën 96%.

Nestoroviç ka sjellë shembullin e Suedisë që sipas tij jep një panoramë tjetër të menaxhimit të pandemisë, ndonëse në fillim bëri gabimin se nuk monitoroi azilet.

“Megjithatë ata tani thuajse nuk kanë fare epidemic, sigurisht që ka imunitet kolektiv”, tha pulmologu serb.

Vlerësimet e tij kanë rëndësi sepse vijnë nga një vend që ka situatë të rënduar epidemiologjike dhe ku ka kapacitete menaxhimi spitalor.

Mbyllja e plotë që po riadoptohet si masë e preferuar nga shumë qeveri në Europë, ndërkohë që përvoja e këtij viti duhet të bënte që zgjidhjet të ishin racionale dhe të ftohta.

---- ----
----
----- ----
-----