Ballina Lajme nacionale Publikuan fotografi me armë zjarri, prangosen pesë persona

Publikuan fotografi me armë zjarri, prangosen pesë persona

12
SHPËRNDAJE

Prangosen pesë persona në Pejë.

Policia në Pejë ka prangosur pesë persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Ata kishin postuar fotografi me armë zjarri në rrjete sociale.

Përmës nje komunikate për media, policia ka bërë të ditur se janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri.

“Pas identifikimit të personave, janë arrestuar shtetasit L.M.(1995)m/k/sh, A.I.(1998) m/k/sh, F.I.(1975) m/k/sh, ndërsa hetuesit e Stacionit Policor Pejë, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit XH.I. i lindur me 1971 m/k/sh. Gjatë bastisjes tek ky i dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar: • një (1) armë automatike AK47 dhe një (1) karikator të së njëjtës armë, një (1) shufër metalike një (1) boks hekuri, tridhjetepesë (35) copë fishek të kalibrit 7.62mm”, thuhet në komunikatë.

Tutje policia thotë se të dyshuarit L.M., A.I. dhe F.I. pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Xh. I. është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Po ashtu në rastin e dytë më datë 5 janar 2020 rreth orës 19:00 në fsh.Llabjan-Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor Pejë, ka intervistuar te dyshuarin K.H.(1997)m/k/sh, në lidhje me veprën ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, bën të ditur policia.

Ndërkaq, theksohet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e pronarit kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë automatike AK 47, cal 7.62X39mm, një karikator, 12 copë fishek cal 7.62X39mm, një Pistoletë cal. 9X19, një karikator, 12 copë fishek cal. 9X19. I dyshuari me vendim të Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, thekson komunikata e policisë.