Ballina Lajme nacionale Publikohet videoja e përleshjes së Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Publikohet videoja e përleshjes së Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

97
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Para pak ditëve ka ndodhur një përleshje fizike në mes të dy kandidatëve për deputetë.

Publikohet video ekskluzive e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në Pressing, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e kolegjit, teksa po dilnin nga studioja ku po trasmetohej Pressing, ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur se kush ishte ai që çoi dorë i pari për t`i qëruar hesapet fizikisht dhe kush ishte viktimë e këtij sulmi.

Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive të pacensuarua nga kjo ngjarje e pazakontë që befasoi opinionin kosovar.

Rasti është duke u trajtuar nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.

---- ----
----
-----
-----